Kanë përfunduar të dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, ku kemi rezultate interesante.
Interi ka triumfuar në “Giuseppe Meazza” kundër Atletico Madridit, të cilin e mposhti me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.
Golin e fitores për “Nerazzurët” e shënoi Marko Arnautovic në minutën e 79’.
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të zhvillohet në “Wanda Metropolitano” më 13 mars.
Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja mes PSV dhe Borussia Dortmundit, e cila përfundoi pa fitues me shifrat 1:1.
Për vendasit golashënues ishte Luuk de Jong (minuta e 56’), ndërkaq te Dortmundi golin e shënoi Donyell Malen në minutën e 24’.
Rezultatet finale:
Inter 1:0 Atletico Madrid
PSV 1:1 Borussia Dortmund