Triumfon Liverpool, çdo herë e më afër titullit

Liverpool ka vazhduar me fitore edhe pas xhiros së 14-të në Premierligë.‘Reds’ kanë fituar në ‘Anfield’, kundër skuadrës së Brighton, me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.

Marketing

Golin e parë në këtë takim e shënoi Virgil van Dijk, i cili shfrytëzoi mirë harkimin e Arnold, në minutën e 18’ të takimit.

Gjashtë minuta më vonë, skenari i ngjashëm solli golin e dytë të Liverpool dhe atë të Van Dijk, për rezultatin 2:0.

Alisson hapi telashe për Liverpool në minutën e 76’ kur u ndëshkua me karton të kuq, kurse një minutë më vonë, Dunk shënoi nga gjuajtja e lirë për 2:1.

Brighton pati edhe një mundësi të mirë pas gabimit të portierit Adrian, por nuk e shfrytëzoi, duke bërë që Liverpool të marrë tri pikë të reja, për t’u shkëputur me 11 pikë nga Manchester City, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore, Liverpool numëron 40 pikë, në pozitën e parë, kurse Brighton ka 15 pikë në pozitën e 15-të