Trocsanyi: Hungaria nuk do ta ekstradojë Gruevskin

Hungaria nuk do ta ekstradojë ish-kryeministrin Nikola Gruevski në Maqedoni, pohoi gjatë një ndërhyrje në televizion ministri hungarez i Drejtësisë, Laszlo Trocsanyi.
“Gruevski rrezikon jetën në vendin e tij, nuk mund të ekstradohet në këtë rast”, tha Trocsanyi.

Marketing

Kurse ministri i Punëve të jashtme Peter Szijjarto theksoi se Gruevski në mënyrë ligjore ka arritur të hyjë në Hungari.
”Gruevski mbërriti në rrugë ligjore në Hungari”, ka theksuar nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të martën bëri të ditur se ka marrë azil në Hungari. Autoritetet e Maqedonisë kanë kërkuar shfuqizimin të vendimit për azil dhe ekstradimin e Gruevskit në Maqedoni.