Tronditëse/ Gruaja hidhet nga pallati bashkë më fëmijën e saj, ndërrojnë jetë

Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e kësaj të premteje në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Një grua 34 vjeçe u hodh kati i pestë i pallatit së bashku me fëmijën e saj 1 vjeç. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të banorëve për t’u ardhur në ndihmë, nëna dhe fëmija ndërruan jetë në spitalin e Vlorës.

Marketing

Shkaqet e kësaj ngjarjeje tronditëse nuk dihen akoma.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Marketing