Tronditet futbolli, ndërron jetë në aksident ish ylli i Real Madrid, Atletikos dhe Arsenalit

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Jose Antonio Reyes ka ndërruar jetë në një aksident me makinë në moshën 35-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga klubi spanjoll, spanjoll i Sevilla-s.

Marketing

“Nuk mund të konfirmon një lajm më të keq se ky”, njofton klubi. Nuk ka munguar as reagimi nga Arsenal të cilët shkruajnë se janë “të shkatërruar nga lajmi tronditës”.

Spanjolli u bashkua me “Gunners” në janar të vitit 2004. Më pas kaloi një sezon në huazim në Real Madrid në 2006-07, duke fituar La Ligën. Klubi i “La Liga” falenderoi “legjendën e përjetshme”, duke shtuar se ai ishte “një nga lojtarët më të vlefshëm në historinë e klubit”.

Ndeshja finale e Reyes ishte fitorja 1-0 në Alcorcon më 18 maj. Në sezonin 1999-2000, Reyes bëri debutimin e tij vetëm 16 vjeç – më i riu në historinë e Sevilla-s. Pas largimit nga Gunners në vitin 2007, ai fitoi Europa League dy herë në Atletico Madrid dhe tri herë në Sevilla.

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, i cili luajti përkrah Reyes në mes të 2004-2007, e quajti atë lojtar i mrekullueshëm dhe qenie e jashtëzakonshme njerëzore.

Marketing