Liverpooli ka konfirmuar një lajm shqetësues për skuadrën. Mbrojtësi i skuadrës, Trent Alexander-Arnold ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Arsenalit.
Mbrojtësi anglez do t’i mungoi disa javë skuadrës së Klopp.
Asistenti i skuadrës, Pep Lijnders ka thënë se lojtari ka çarje në ligamentin e gjurit.
“Ai bëri një skanim dhe ai do të jetë jashtë për disa javë, kështu që le të shohim pas kësaj. Mund të jetë rreth 3 javë jashtë fushave” ka thënë Lijnders për lëndimin e futbollistit.