Tronditet State Departamenti jep dorëheqje zyrtari përgjegjës për Kosovën

Burime të Washington Post’it kanë treguar se letrën e dorëheqjes e ka dorëzuar Wess Mitchell, top diplomat përgjegjës për punët europiane. Atë, Mitchell ia ka dorëzuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo duke thënë se dorëhiqet për arsye personale dhe profesionale. Ky diplomat amerikan ishte i implikuar në të ashtuajtuarën marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

Gazeta prestigjioze amerikane Washington Post raporton se Wess Mitchell diplomati kryesor për çështje europiane në State Department ka dhënë dorëhehqje nga detyra e tij, duke i shkaktuar një tronditje të madhe administratës së Presidentit Trump. Në letrën e dorëheqjes, të cilën ia ka dorëzuar Sekretarit Pompeo, Mitchell ka thënë se arsyet janë personale dhe profesionale. Ai më tutje në letër tregon që duhet të vazhdojë aleanca transatlantike, por që po largohet nga detyra për t’iu përkushtuar familes së tij.
Sipas Mitchell kjo dorëhehqje nuk është protestë ndaj administratës edhe pse gazeta Washington Post e konsideron të tillë, marrë parasysh lëvizjet e fundit të mëdha në administratën e Presidentit Trump.

Mitchell e ka marrë detyrën e Asistentit të Sekretarit të Shtetit për Europë dhe Eurazi në shkurt të vitit 2017. Nga ardhja në krye të kësaj detyre, Mitchel ishte angazhuar për t’i zgjidhur problemet në mes të Kosoëvs dhe Serbisë, duke bërë edhe vizita në Prishtinë e Beograd.

Ai konsiderohej nga analistët në Amerikë si kundërshtar i fuqishëm i rritjes së influencës ruse dhe kineze. Mitchell kishte bërë thirrje te Trump që të shtohet bashkëpunimi i shteteve të NATO’s që të parandalohet rritja e influencës ruse. Mbetet e paqartë se kush do të vijë në vend të tij dhe se si do të rrjedhin bisedat mes Prishtinës dhe Beogradit.