Aventura e Thomas Strakoshës te AEK nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Portieri i Kombëtares shqiptare është bërë pjesë e disa gafave gjatë ndeshjes kualifikuese të Ligës së Konferencës kundër ekipit armen Noah.
Në minutën e 34’, portieri shqiptar nuk arriti të largonte një top siç duhet, i cili u përplas në këmbët e Pinson,.
Po ashtu, në minutën e 67’, portieri kundërshtar Cancarevic goditi topin fortë nga porta e tij, që gjeti të papërgatitur Strakoshën, duke i shënuar nga goli në gol.
Në fund takimi përfundoi me rezultatin 3-1, duke ia bërë të vështirë kualifikimin AEK-ut në ndeshjen e kthimit. https://twitter.com/i/status/1820874559244869783