Tronditet Turqia, sulmohet me armë konsullata suedeze në Izmir, ka të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Turqi, ku raportohet se një sulm me armë ka ndodhur në konsullatën suedeze në Izmir, sipas autoriteteve një punonjëse është plagosur rëndë.

Marketing

Sipas mediave turke, sulmi ndodhi në mesditë në konsullatën e Suedisë dhe Norvegjisë në Punta.

Autori, i cili ka shkuar atje për procedurat e vizave, ka qëlluar me armë kur nuk ka marrë përgjigjen që donte. Një punonjëse e konsullatës ka mbetur e plagosur pas incidentit, ajo u dërgua në spital dhe trajtimi i saj po vazhdon në reanimacion.

Ky sulm vjen 24 orë pasi dy persona dogjën Kuranin gjatë një mitingu përpara ndërtesës së Parlamentit në Stokholm.

Salëan Momika dhe Salwan Mazem shkelën Kuranin dhe më pas e dogjën atë, siç kishin bërë në fund të qershorit gjatë një mitingu përpara xhamisë së madhe të kryeqytetit suedez.

Këto akte kanë shkaktuar zemërim dhe protesta në shtetet myslimane përfshirë dhe Turqinë.