Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth në më pak se një viti martesë erdhi si një tronditje e madhe për fansat.
Ndërsa në fillim u raportua se arsyeja e ndarjes ishte Miley, tani është pohuar e kundërta.
Sipas medieve rozë, këngëtarja e famshme u përpoq shumë për të shpëtuar martesën por nuk mund të përballonte sasinë e madhe të pijeve alkoolike që pinte Liam dhe përdorimin e drogës.
Por Liam nuk është një përdorues i njohur i drogës apo abuzues me alkoolin.
Sipas burimeve çifti filloi të largohej nga njëri-tjetrit dhe kalonin gjithnjë e më pak kohë së bashku.
Por ndërkohë ka edhe pretendime të tjera kur mohohen akuzat për përdorim droge dhe alkooli nga aktori, që sipas burimeve po përdoren për të fshehur arsyen e vërtetë të shkatërrimit të martesës, tradhtinë nga ana e 27-vjeçares.