Ky është truk i vjetër i tharjes së rrobave, por gjithashtu edhe i shkëlqyeshëm për ambientin, pasi nuk shpenzon energji shtesë.
Dëshironi të thani shpejt rrobat, por nuk keni makinë tharëse? Ky truk do t’ju kursejë energji, por edhe kohën e tharjes së rrobave tuaja.
Si funksionon
Merrni rrobën e njomur, vini në këse najloni dhe futeni në frigorifer me ngrirje të thellë. Ndoshta ju duket e çuditshme, por ka efekt!
Ky është truku i vjetër i tharjes, por gjithashtu edhe i shkëlqyeshëm për ambientin, pasi nuk shpenzon energji shtesë.
Në të vërtetë, ajri i ftohtë është shumë i thatë. Ai shkakton avullimin e lagështisë, prandaj rrobat janë pothuajse të thata, edhe pse në momentin e parë do të duken të ngurta.
Pasi t’i nxirrni rrobat nga frigoriferi, hiqeni akullin nga sipërfaqja dhe lëreni rrobat një kohë në telin e tharjes ose hekurosni.
E keni provuar ndonjëherë këtë truk?