Trump: Asgjë nuk do të ndodhë derisa Putin dhe unë të bëhemi bashkë

Screenshot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sugjeruar se një progres i vërtetë në bisedimet e paqes për Ukrainën është i pa mundur derisa ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin, të takohen personalisht.

Marketing

Në një deklaratë të dhënë për reporterët në bordin e Air Force One, Trump u pyet në lidhje me nivelin e delegacionit që Rusia ka dërguar në Turqi për të diskutuar për paqen.

Ai u shpreh se nuk do të kishte asnjë ndryshim në situatën e bisedimeve pa një përballje të drejtpërdrejtë mes tij dhe Putinit.

“Shiko, asgjë nuk do të ndodhë derisa Putin dhe unë të bashkohemi. Mirë?”, tha Trump.

Ai gjithashtu shtoi se, ndonëse Putin mund të udhëtonte për të marrë pjesë në bisedime, ai beson se Rusia do të kishte qenë më e gatshme të dërgonte një delegacion të nivelit të lartë vetëm nëse Trump do të ishte atje.

“Ai do të shkonte, por ai mendoi se unë do të shkoja. Nuk besoj se do të ndodhte asgjë derisa ai dhe unë të bashkohemi”, shtoi ai.

Trump e përmendi gjithashtu se shumë njerëz janë duke vdekur për shkak të luftës dhe se bisedimet duhet të zhvillohen për të shpëtuar jetë. “Padyshim, ne do të duhet ta zgjidhim këtë, sepse shumë njerëz po vdesin”, përfundoi ai.