Trump atakon Kinën në OKB: Infektoi botën

Asambleja e OKB-së në Nju Jork u karakterizua sot nga një përballje virtuale të paprecedentë midis dy nga liderët më të fuqishëm në botë, amerikani Donald Trump dhe kinezi XI Jinging.

Marketing

Presidenti i SHBA shpërndau një video të shkurtër të tij ku sulmonte Kinën, duke e cilësuar si “përgjegjëse për shpërndarjen e epidemisë në botë”, duke vijuar me nofkën polemike “China Virus”, virus kinez, për t’iu referuar koronavirusit.

“Pas 75 vitesh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe themelimit të OKB-së, sërish ndodhemi si pjesë e një beteje globale”, deklaroi Trump që më pas lavdëroi punën për ndërtimin e aparaturave dhe vaksinën kundër COVID-19.

Sulmi direkt ndaj Pekinit habiti të pranishmit në Asamblenë e OKB-së, por objektivi i sulmit, Kina, nuk vonoi të reagonte, përmes një video të presidentit Xi Jinping. “Pandemia duhet të përballet së bashku, duke ndjekur shkencën. Çdo përpjekje për të politizuar pandeminë duhet refuzuar”, deklaroi ai.