Trump: Do të pranoja një pezullim 20-vjeçar të programit bërthamor të Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të pranonte një pezullim 20-vjeçar të programit bërthamor të Iranit, por ka theksuar se duhet të ketë garanci të forta nga Teherani.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump tha: “20 vjet janë të mjaftueshme. Por niveli i garancive nga ana e tyre… duhet të jetë një 20-vjeçar i vërtetë”.

Në të kaluarën, Trump ka kërkuar që Irani të ndalojë përgjithmonë pasurimin e uraniumit, duke argumentuar se nuk donte t’ia kalonte problemin një presidenti të ardhshëm. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF