Hydroxychloroquine, është një medikament i përmendur shpesh nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, ky ilaç kundër malarias, do të ndryshojë historinë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Por teksa Trump promovon medikamentin sipas tij revolucionar, një raport i Neë York Times, shkruan se Trump ka interesa ekonomike në këtë cështje.
Sipas një artikulli të publikuar së fundmi në prestigjiozen amerikane, Presidenti Trump ka interesa financiare personale tek Sanofi, prodhuesi francez i barnave që prodhon medikamentin “Plaquenil”, emri shkencor i Hydroxychloroquines.