Trump-Erdoganit: Siria është e juaja

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka përcjellur një mesazh të qartë homologut të tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan.
“Është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë aty”, është mesazhi i përcjellur nga Trump në drejtim të Erdogan-it, duke iu referuar Sirisë.

Marketing

Ky mesazh ishte pjesë e një bisede telefonike të realizuar më 14 dhjetor, por e cila u bë publike tani.
Erdogan i shpjegoi kreut të administratës së Amerikës, të gjitha problemet e lidhura me praninë e SHBA-së në këtë vend të Irak-ut, e që sipas zyrtarëve amerikan po e irritonin Trump-in.

Ndryshe presidenti të mërkurën ka njoftuar për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, përderisa duket se Erdogan përpiqej të tregojë se Amerika duhet të largohet tani nga Siria, duke përmendur si argument mposhtjen thuajse të plotë të ISIS-it atje.

Pas kësaj, Trump ka kërkuar prej tij garanci se Turqia do të vazhdojë luftën kundër shtetit islamik, e për këtë ka marrë zotimin e kreut të shtetit turk.

Izraeli ndërkohë është betuar të luftoje prezencën e Iranit në Siri pas tërheqjes amerikane.

Lëvizja e Trumpit, që ka shkaktuar shqetësim të madh mes aleateve, u pasua nga dy dorëheqje të rëndësishme: E para, dhe më thelbësorja ishte ajo e sekretarit të mbrojtjes James Mattis, e pas tij dorëheqjen e dha dhe i dërguari i posaçëm amerikan në koalicionin global që lufton Shtetin Islamik, Brett McGurk.

Gjithashtu përmes një postimi në Twitter, Trump tha sot se Erdogan e ka informuar atë se do të zhdukë çdo gjë që ka mbetur nga ISIS në Siri.
“Ai është njeri që mund ta bëjë këtë, trupat tona po vijnë në shtëpi”, ka shkruar Trump.