Trump firmos, nuk jepet azil në SHBA për ata që hyjnë ilegalisht
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, firmosi urdhrin për migrimin, i cili ua mohon azilin emigrantëve që hyjnë nga Meksika në SHBA në mënyrë të paligjshme.
Trump tha se “ne kemi nevojë për njerëz në vendin tonë, por ata duhet të vijnë në mënyrë të ligjshme dhe të kenë merita”.
Kjo nismë u nxit kryesisht nga karvani i migrantëve nga Amerika Qendrore që po i afrohet në këmbë kufirit me SHBA-në, por do të zbatohet për këdo që kapet duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, thanë zyrtarët.