Trump heq sanksionet për Turqinë

SHBA ka hequr sanksionet që vendosi mbi Turqinë nëntë ditë më parë për shkak të ofensicës së saj kundër luftëtarëve kurdë në Sirinë veriore dhe kjo është konfirmuar nga vetë presidenti Donald Trump.

Marketing

Vendimi i tij vjen pasi Rusia ra dakord me turqinë për të dislokuar trupa për të zgjatur armëpushimin në kufirin sirian.
Agresioni turk nisi pas lëvizjes së papritur të Trump për të tërhequr trupat amerikane nga siria veriore, më herët këtë muaj.
Ky vendim u kritikua si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët duke u konsideruar një tradhëti për ata që ishin aleatë të shteteve të bashkuara në luftën kundër shtetit islamik në rajon.
Tani Trump thotë se sanksionet e vendosura mbi turqinë do të hiqen, nëse nuk do të ndodhë asgjë tjetër që do të shqetësojë Uashingtonin. Ai tha se ka marrë garanci nga Turqia se do të ndalojë luftimet në rajon dhe se do ta bëjë marrëveshjen e armëpushimit të qëndrueshme.
Turqia kërkon të krijojë një zonë të sigurt 30 km në thellësi të territorit sirian, të spastruar nga luftëtarët kurdë. Ajo do të vendosë atje disa prej 2 milionë refugjatëve sirianë që po mban aktualisht.