“Huawei na spiunon, nuk e duam teknologjinë e tij”, kështu është shprehur Donald Trump në një intervistë për Fox, ditën që administrata e tij forcon sanksionet kundër gjigandit kinez të telekomunikacionit.
Administrata Trump njoftoi të hënën se do të vijojë me masat shtrënguese nga Huawei Technologies Co, me qëllim disiplinimin e kompanisë kineze ndaj aksesit në markate brendshme komerciale.
Departamenti i Tregtisë në SHBA tha se synon të marr masa që e ndalojnë kompaninë Huawei të krijojë bashkëpunime pa siguruar më parë një leje të veçantë, përfshirë edhe marka që janë krijuar me teknologji amerikane. Administrata do të shtojë në listën e zezë ekonomike edhe 38 degë të Huawei në 21 vende të botës, duke e çuar kështu numrin në 152, sikurse kanë bërë me dije burime për Reuters.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u shpreh se këto rregulla do ta ndalojnë kompaninë kineze të shmangë ligjet amerikane përmes markave alternative.
Ai tha në një deklaratë se “Huawei në mënyrë të vazhdueshme ishte përpjekur të evadonte masat e vendosura në maj.
Huawei nuk ka dhënë ende ndonjë koment. Kujtojmë se veçanërisht pas shpërthimit të koronavirusit raportet mes Kinës dhe SHBA kanë qenë shpesh të tensionuara.
Presidenti Amerikan Trump, vazhdimisht akuzoi Kinën se nuk kishte treguar të vërtetën në lidhje me virusin. Ndërkohë duke theksuar ruajtjen e të dhënave, ai ka “shpallur luftë” së fundi edhe ndaj kompanisë TikTok duke paralajmëruar ndalimin e saj në SHBA.