Trump i vendos ultimatum Europës? Eurodeputetja: Na ka dhënë tre javë kohë të nënshkruajmë dorëzimin e Ukrainës!

Një anëtar i Parlamentit Europian pretendon se Donald Trump i ka dhënë Evropës tre javë kohë për të nënshkruar “dorëzimin” e Ukrainës.

Marketing

Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia filluan negociatat e paqes në Arabinë Saudite pa e ftuar Kievin në tryezën e bisedimeve.

Teksa konflikti i afrohet vitit të katërt, Trump duke ti etur për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshje paqeje dhe po i bën presion Ukrainës që të pranojë një pakt të negociuar pa përfshirjen e saj – një opsion ky i paimagjinueshëm për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një postim të shpërndarë në X, Mika Aaltola, një deputet finlandez nga Partia Popullore Evropiane, shkruan se Shtetet e Bashkuara i kishin lëshuar një ultimatum Bashkimit Evropian për të “pranuar kushtet e dorëzimit të Ukrainës”. Politikani nordik i referohej marrëveshjes dypalëshe që po negociohej ekskluzivisht midis Uashingtonit dhe Moskës. “Trump i jep përparësi shqetësimeve të sigurisë së Rusisë tani dhe në të ardhmen. Lërini ata ta zgjidhin vetë rrëmujën e tyre. Ne kemi tre javë kohë”, ishte mesazhi i tij, i cituar nga Newsweek.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se të dyja palët në konflikt do të duhet të bëjnë koncesione, por nuk kanë ofruar detaje se çfarë koncesionesh mund të ketë për Rusinë. Nëse Kremlini është i gatshëm për një marrëveshje, ai duket se është i gatshëm që të vendosë kushte të mëdha.

Skenari më i tmerrshëm për Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë është që Uashingtoni do të pajtohet me një kusht të këtij lloji.