Trump: Ka nisur denuklearizimi total i Koresë së Veriut

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të enjten se Koreja e Veriut po shkatërron katër nga vendet e saj të testimit bërthamor dhe se një proces i denuklearizimit total ka filluar tashmë, pa dhënë asnjë detaj.

Marketing

Këto deklarata Trump i bëri gjatë një takimi me kabinetin e tij në Shtëpinë e bardhë, ku ndau bashkë me ta lajmin e fillimit te denuklearizimit të Koresë së veriut.

“Ata kanë ndaluar dërgimin e raketave, duke përfshirë raketat balistike. Ata tashmë kanë hedhur në erë një nga vendet e tyre të testimit, në të vërtetë janë katër nga vendet e tyre të testimit. Dhe gjëja e madhe është se do të jetë një denuklearizim total, i cili tashmë ka filluar të ndodhë”, deklaroi Donald Trump.

Ende nuk ishte e qartë se për cilën nga zonat e testimit të Koresë së Veriut fliste Trump, ndërsa me rëndësi duket fakti se takimi i 12 qershorit në Singapor mes presidentit të ShBA-ve dhe Kim Jong-un, duket se ka filluar të japë frytet e veta.