Presidenti i Amerikës Donald Trump kërcënoi Iranin pasi e akuzon se fshihet pas sulmit të ambasadës amerikane në Irak.Godina e ambasadës në Bagdad u sulmua nga demonstrues pas sulmit nga ajri të ushtrisë amerikane në Irak dhe Siri që lanë të vrarë të dielën e kaluar 25 pjesëtarë të forcave milice pro-iraniane dhe mbi 50 të plagosur.
Trump përmes një postimi në Twitter shkruan për Iranin se “do të paguajë një çmim të lartë” për çdo dëmtim apo humbe jete. Nuk është paralajmërim por kërcënim”
Ndërkohë lideri suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei iu përgjigj duke deklaruar se SHBA “nuk mund të bëjë asgjë”.