Trump kërcënon Iranin me “pasoja historike”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e paralajmëroi presidentin e Iranit, Hassan Rohani, që “kurrë të mos e kërcënojë SHBA-në”, në të kundërtën, shtoi Trump, ai do të përballet me pasoja që pak kush në histori i ka vuajtur më parë”.

Marketing

Trump i bëri këto komente në Twitter, pak orë pasi Rohani e paralajmëroi Trumpin kundër ndjekjes së politikave armiqësore ndaj Teheranit.

“Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e gjithë paqes dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”, citoi agjencia iraniane e lajmeve Rohanin.

“Ne nuk jemi më vend që do të qëndrojë ulur përballë fjalëve tua për dhunë dhe vdekje. Jini të kujdesshëm”, tha në anën tjetër Trump.

Komandanti i forcës ushtarake Basij të Iranit, Gholam Hossein Gheibparvar, i cilësoi komentet e Trumpit si “luftë psikologjike”.

“Ai nuk guxon të ndërmarrë asnjë veprim kundër Iranit. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga parimet tona dhe besimet tona revolucionare”, tha Gheibparvar.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një fjalim në Kaliforni, i cilësoi udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe liderët e tjerë islamikë fetarë në qeverinë teokratike si “njerëz të shenjtë hipokritë”.

Pompeo gjithashtu sulmoi Rohanin dhe ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, të konsideruar nga shumë njerëz si “të moderuar”.

“E vërteta është se ata janë vetëm burra të ngjyrorsur që shërbejnë për mjeshtërinë ndërkombëtare të Ajatollahut. Marrëveshja e tyre bërthamore nuk i bëri ata të moderuar. Ajo i bëri ata ujqër me veshjen e deleve”, tha Pompeo.

Pompeo u zotua po ashtu se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë dhe do ta rrisin presionin diplomatik, ushtarak dhe financiar kundër, siç u shpreh, Qeverisë “mafioze” të Iranit.

Administrata e Shteteve të Bashkuara është duke bërë presion mbi Teheranin qëkur Trump, në muajin maj, e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosi sanksione kundër Iranit.

Marrëveshja me gjashtë fuqi botërore i dha Iranit lehtësim nga sanksionet, në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor.

Të tjerët që nënshkruan paktin – Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina – janë zotuar se do të mbeten në marrëveshje.

Marketing