Trump kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve për vitin 2020.

Marketing

Ai e ka argumentuar këtë duke përmendur se mund të ketë manipulime të mundshme me postë elektronike megjithëse provat janë të pakta, sipas BBC

“Me votimin universal me postë (jo votimi i munguar, i cili është i mirë), zgjedhjet e vitit 2020 do të jenë më të pasaktat dhe problematiket në histori. Do të jetë një siklet i madh për ShBA. Të shtyjmë zgjedhjet derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet, të sigurt???”, ka shkruar Trump në Twitter.