Trump kërkon test droge për Bidenin: Analizat, pastaj debati televiziv

Donald Trump kërkoi që Joe Biden t`i nënshtrohej një testi droge përpara dy debateve presidenciale, në të cilat të dy kandidatët ranë mënë fund dakord të merrnin pjesë.

Ish shefi i Shtëpisë së Bardhë përmendi fjalimin e presidentit aktual në muajin mars, kur Bideni sipas tij “dukej sikur fluturonte si një balonë”.

“Unë kam kërkuar që të përfshihem në një debat publik me të, por meqë ra fjala, dua që ai më parë të bëjë edhe një test droge. Nuk dua që të dalë aty siç doli te fjalimi vjetor para Kongresit”, u shpreh Trump gjatë një takimi me mbështetës të partisë së tij në Minneapolis, pa sqaruar ndërkohë nëse edhe vetë i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë. Stafi i fushatës së Bidenit 81 vjecar, nuk i është përgjigjur ende kësaj kërkese të rivalit.

Debati i parë mes Trump e Biden është parashikuar të mbahet në 27 qershor në CNN, në studiot qendrore të televizionit në Atlanta, Xheorxhia. Debati i dytë do të zhvillohet më 10 shtator në televizionin tjetër amerikan, ABC.  Trump, i cili në vitin 2020 humbi

garën ndaj zotit Biden për t’u rizgjedhur, ka bërë thirrje prej disa javësh për një seri debatesh parazgjedhore. Presidenti Biden vetëm së fundi ra dakord për këtë çështje.

Marketing

Përpara se caktohej data 27 qershor, që është e enjte, për debatin e parë, kampi i Bidenit ironizoi me Trumpin, duke thënë se republikani ishte “i lirë të mërkurave”, dita e zakonshme e pushimit për gjyqin penal që vazhdon ndaj ish-presidentit në Nju Jork.