Trump kundër Mueller, kritika të ashpra para raportit

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një sulm të ashpër mbi këshilltarin e posaçëm Robert Mueller dhe kritikëve të tij në një takim me konservatorët.

Marketing

Në fjalimin më të gjatë të presidencës së tij, Trump kritikoi hetimin mbi përzierjen e aluduar të Rusisë në zgjedhjet e 2016.

“Ne po presim një raport nga njerëz që nuk ishin zgjedhur”, tha ai para turmës së konservatorëve. Mueller pritet t’ia dorëzojë raportin e tij prokurorit të përgjithshëm së shpejti.

“Fatkeqësisht, ndodh që të vendosen njerëz të gabuar në disa pozicione dhe ata qëndrojnë në to për një kohë të gjatë, dhe papritur ata të hedhin baltë”, tha presidenti. Trump në vijimësi e ka cilësuar hetimin e këshilltarit të posaçëm, një gjueti shtrigash.

Fjalimi që zgjati për më shumë se dy orë, përfshinte edhe sulme mbi ish prokurorin e përgjithshëm, Jef Sessions, ish drejtorin e FBI James Comey dhe partinë demokratike e të gjithë ata që kanë kritikuar qëndrimin e tij ndaj Koresë së Veriut.