Trump kundërshton se ka sugjeruar përdorimin e armëve ndaj migrantëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka quajtur lajm të rremë informacionin, se ai sugjeruar qëllimin e migrantëve me armë zjarri në këmbë, për t’i zmbrapsur nga hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Marketing

“Lajm i rremë. Mediat janë çmendur, e kanë humbur mendjen”, ka shkruar Trump në rrjetin social Twitter.

Më 2 tetor u publikuan raporte për librin e dy gazetarëve të së përditshmes, New York Times, ku thuhej se Trump ka propozuar metoda ekstreme për t’i ndaluar migrantët në rrugën e tyre drejt kufirit jugor të SHBA-së. Në mesin e masave, sipas tyre, është përfshirë qëllimi i migrantëve me armë zjarri në këmbë dhe ndërtimi i një muri me rrymë elektrike.

Ndërtimi i një muri në kufi me Meksikën ka qenë një prej objektivave kyçe të politikës së Trumpit.

Ndërtimi i murit ka filluar, pasi Pentagoni ka ndarë 3.6 miliardë dollarë nga fondet ushtarake.