Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi, “përparim i madh” për bashkëpunimin ekonomik

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Marketing

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.

Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe

Presidenti i Shba-ve Donald Trump e përshëndeti marrëveshjen duke e quajtur “përparim të madh” për bashkëpunimin ekonomik.

Trump ka shprehur gatishmërinë të vizitojë të dyja vendet në një të ardhme të afërt.

Edhe këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brian, ka thënë se derisa marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë kultivohen, do të ketë edhe zgjidhje politike, gjithashtu.

Ndërkaq, Hoti ka theksuar se marrëveshja me Serbinë është një hap i madh përpara që do të çojë në njohjen reciproke mes dy vendeve.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka ende shumë dallime midis Serbisë dhe Kosovës, por ky është një hap i madh përpara.