Përhapja e COVID-19 është sfida më e madhe për botën që nga Lufta e Dytë Botërore. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres gjatë një konference për shtyp për raportin ne luftimin e pandemisë dhe pasojave ekonomike.
ANTONIO GUTERRES
SEKRETARI I PERGJITHSHEM I OKB
“Rrziku që virusi sjell për të rritur trazirat, konfliktet dhe mungesën e stabilitetit, na bëjnë të besojmë se kjo është vërtet kriza më sfiduese, me të cilën jemi përballur që nga Lufta e Dytë Botërore. Ne na nevojitet një përgjigje më e fortë dhe më efektive, në solidaritet dhe aksion, ku të gjitha vendet të bëjnë të njëjtat përpjekje për të luftuar transmetimin e mëtejshëm të virusit”
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha gjithashtu se po ecet ngadalë në drejtimin e duhur, dhe u bëri thirrje të gjithë liderëve të bëjnë më shumë përpjekje për të mposhtur virusin, sidomos në vendet e varfëra.
Ndërkohë në SHBA situate eshte renduar. Presidenti Donald Trump paralajmëroi amerikanët të jenë të përgatitur pasi dy javët e ardhshme do të jenë të dhimbshme.
DONALD TRUMP
Dua që çdo amerikan të jetë i përgatitur për ditët e vështira që na presin. Ne do të kemi dy javë të vështira. Dua të them që ka gjithmonë një dritë në fund të tunelit, por këto do të jenë 2 javë të dhimbshme, pasi çdo ditë po shohim një rritje të numrit të viktimave. Kjo është koha që të gjithë amerikanët të bëhen bashkë, të luftojmë sëmundjen sepse ne mund të humbim mijëra njerëz. Ne nuk kemi parë kurrë kaq shumë viktima në një ditë”
Më problematike situate paraqitet në Nju Jork. Spitalet po përballen me një fluks të lartë pacientësh, ndërsa numri i të prekurve është rritur në 188,592 dhe 4,056 të tjerë kanë humbur betejën me sëmundjen. Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andreë Cuomo ka bërë thirrje mbarëkombëtare për më shumë ndihmë, kryesisht pajisje mjekësore.