Grupi i ashtuquajtur Shtet Islamik, një ditë më parë emëroi liderin e ri të tyre, pasi konfirmoi vdekjen e udhëheqësit Abu Bakr al-Bagdadi.
ISIS njoftoi se shefi i ri i saj është emëruar Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kurejshi.
Por, lidhur me këtë veprim të ri, së fundi ka reaguar Presidenti amerikan Donald Trump.
”ISIS ka një lider të ri. Ne e dimë saktësisht se kush ai është në të vërtetë!”, shprehet ai në facebook.
Ditë më parë vdekja e udhëheqësit të ISIS, Al-Bagdadi, u njoftua për herë të parë nga Presidenti amerikan Donald Trump, pas një sulmi gjatë natës nga forcat speciale amerikane në Barisha, një fshat në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib.
Donald Trump tha se Al Bagdad vrau veten, duke shpërthyer bombat që mbante në një jelek, duke lënë të vrarë dhe tre fëmijët e tij.