Trump nuk firmos ndihmë ekonomike,Biden:Katastrofike për miliona amerikanë

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden i cilësoi katastrofike për miliona amerikanë që përballen me vështirësi financiare, pasojat e vendimit të Presidentit në largim Donald Trump, për të mos firmosur planin e jashtëzakonshëm të rimëkëmbjes ekonomike të miratuar nga SHBA.

Marketing

Trump kërcënoi të Mërkurën se nuk do të miratojë buxhetin prej 900 miliardë dollarësh, duke bërë thirrje, ndër të tjera, për një rritje në të ardhurat për frymë të secilës familje nga 600 në 2,000 dollarë për person.

“Kjo tërheqje do të ketë pasoja katastrofike,” tha Biden, duke iu referuar kryesisht faktit se përfitimet e papunësisë për 10 milion njerëz po shkurtohen që nga sot.

Marketing