Trump ofendohet nga Putin që mbështeti Kamala Harris

Ish-presidenti Donald Trump tha se është ofenduar nga mbështetja zyrtare që presidenti rus Vladimir Putin dha për rivalin e tij demokrate, zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Marketing

Republikani gjithashtu kritikoi faktin që Rusia po shndërrohet në një kryefjalë të këtyre zgjedhjeve presidenciale.

“Rusia nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha presidenti. Sulmi i Ukrainës nuk do të kishte ndodhur kurrë. E njihja Putinin. E njihja mirë atë. Ju e dini, ai mbështeti Kamalën. Unë jam ofenduar nga kjo. Pyes pse ai mbështeti Kamalën. Ai është një lojtar shahu. Kongresmen, a duhet të mërzitem unë nga kjo? E bëri duke buzëqeshur? Askush nuk e di, ata janë 19 hapa para nesh. Por askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë në histori se sa Trump… Prokurori i përgjithshëm, njoftoi se po heton për Rusinë. Unë thashë menjëherë ja nisën sërish me Rusi, Rusi, Rusi. Ata nuk shohin Kinën, apo Iranin. Thonë vetëm Rusia. Nuk e di se çfarë fiksimi kanë me Rusinë e gjorë”, u shpreh Trump.