Trump padit CNN-in, i kërkon dëmshpërblim 475 milionë dollarë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paditur rrjetin televiziv kabllor CNN, duke pretenduar për shpifje. Ai ka kërkuar dëmshpërblim prej 475 milionë dollarësh.

Marketing

“Stacioni kabllor i lajmeve amerikane është përpjekur të njollosë ish-presidentin e SHBA-së, me një seri etiketimesh gjithnjë e më skandaloze, të rreme dhe shpifëse si “racist”, “shërbëtor i Rusisë”, “kryengritës” dhe “Hitler””, kanë pohuan avokatët e Trumpit. Padia është paraqitur në gjykatën federale në Fort Lauderdale.

Në padi, mes tjerash, thuhet se CNN ka mohuar të raportojë për çdo lloj informacioni pozitiv për te, duke shfrytëzuar ndikimin e tij masiv për “burim të lajmeve të rrejshme dhe shpifëse”, ndaj Trumpit.

CNN deri më tani nuk ka komentuar për rastin.

Marketing