Trump për lirimin e Brunsonit: Falënderoj presidentin Erdoğan

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në lidhje me lirimin e pastorit amerikan Craig Brunson falënderoi presidentin Erdoğan për ndihmën e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter, Trump deklaroi se sot pasdite në Zyrën Ovale do të zhvillojë një takim me pastorin Brunson, i cili u lirua dje.

“Do të jetë e mrekullueshme ta takosh atë përsëri. Ai është një krishter i madh që ka përjetuar një përvojë të vështirë. Dëshiroj të falënderoj presidentin Erdoğan për ndihmën e tij”, ka shkruar Trump.

Ndërsa në një postim të dytë, Trump deklaroi se nuk kishte asnjë marrëveshje me Turqinë në procesin për lirimin dhe kthimin e pastorit Andrew Brunson.

“Unë nuk bëj marrëveshje për pengje. Vendimi për Brunsonin do të çojë në marrëdhënie të mira mes Turqisë dhe SHBA-ve”, tha ai.

Kujtojmë se gjykata turke e ka dënuar me tre vite e një muaj e gjysmë pastorin amerikan Andrew Cragig Brunson, i cili deri më tani gjendej në arrest shtëpiak nën akuzat për kryerje të veprave penale dhe të spiunimit në emër të organizatave terroriste FETO dhe PKK. Duke marrë parasysh kohën prej afër dy vitesh që ai ka qëndruar në arrest, gjykata vendosi që ai të lirohet.

Pas shfuqizimit të arrestit shtëpiak dhe ndalesës për udhëtim jashtë shtetit, Brunson ka shkuar në SHBA.