Trump: Po të isha unë, nuk do e paguaja faturën e Brexit

“Britania e Madhe duhet të largohet nga BE pa një marrëveshje nëse nuk mund të sigurojë kushtet që dëshiron”, kështu ka thënë presidenti Donald Trump.

Marketing

Në një intervistë me “Sunday Times” përpara mbërritjes së tij në Britani të Madhe të hënën për një vizitë shtetërore, Trump tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar duhet të përfshijë udhëheqësin e Partisë Brexit, Nigel Farage në bisedimet me BE, duke e përshkruar atë si “një person shumë i zgjuar”.

Komentet e zotit Trump erdhën pasi ai tha se Boris Johnson do të ishte një udhëheqës i shkëlqyer i “Partisë Konservatore”.
Presidenti amerikan i tha Sunday Times: “Nëse nuk merrni marrëveshjen që dëshironi,një marrëveshje të mirë, atëherë ju thjesht largoheni”.

Ai sugjeroi se Britania e Madhe nuk duhet të paguajë faturën e “divorcit” prej 39 miliardë ($ 49 miliardë) të Brexit të paraqitur në marrëveshjen aktuale të tërheqjes.
“Nëse do të isha unë, nuk do të paguaja 50 miliardë dollarë – është një shifër e madhe”, tha ai.

Marketing