Trump pret familjen shqiptare/ Takim në Shtëpinë e Bardhë, dhuratë për fëmijën me aftësi ndryshe

Në kuadër të një nisme humanitare nga Fondacioni “Make a Wish” në Shtetet e Bashkuar, një nismë kjo dedikuar fëmijëve me aftësi ndryshe Presidenti Amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferri.

Marketing

Në takimin emocional i cili ishte kërkuar nga djaloshi i vogël i cili qëndronte në karrige me Rrota, presidenti Amerikan shprehu një vlerësim të veçantë për të duke e quajtur një shembull real frymëzimi.

Në një moment prekës, Trumpi i dhuroi atij një monedhë simbolike presidenciale, si kujtim i këtij takimi të paharrueshëm në zemër të Uashingtonit.

“Mos e humb këtë, shok”, u shpreh presidenti duke i buzëqeshur djalit, i cili e pranoi dhuratën i emocionuar. Së bashku me të në Shtëpinë e Bardhë ishin edhe prindërit e tij, vëllai dhe motra e tij.

Nëna prezantoi presidentin Amerikan Donald Trump me vajzën e saj Ellën e cila përqafoi vëllain e saj që qëndronte në karrige me rrota duke i thënë presidentit se e donte shumë atë dhe se ai ishte më i miri.