Trump: Putini është disi i dobësuar nga rebelimi i Wagnerit

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin është, siç është shprehur ai, disi i dobësuar nga rebelimi tashmë i ndërprerë i Wagnerit.

Marketing

Trumpi në një intervistë për Reuters tha se reputacioni i Putinit ishte dëmtuar nga kjo kryengritje, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Mund të thuash se z. Putin është ende atje, ai është ende i fortë, por ai me siguri ka qenë do të thoja disi i dobësuar të paktën në mendjet e shumë njerëzve”, ka thënë ai.

Marketing