Donald Trump ka dhënë një intervistë, përmes të cilës i kërkon Vladimir Putinit të nxjerrë informacionet që ai beson se do të dëmtojnë familjen e Joe Biden.
Ish-presidenti amerikan ka përsëritur pretendimet – për të cilat nuk ka dhënë asnjë provë – se djali i demokratit, Hunter, ka marrë një pagesë prej 3.5 milionë dollarësh nga gruaja e ish-kryebashkiakut të Moskës.
Trump tha se lufta në Ukrainë e bëri më të mundshëm faktin që Vladimir Putin të zbulonte informacione që do të dëmtonin zotin Biden.
“Unë mendoj se Putini do ta dinte përgjigjen për këtë.” tha Trump, duke iu referuar marrëdhënieve të mundshme të Hunter Biden në Rusi. “Unë mendoj se ai duhet t’i thotë ato që di . Unë mendoj se ne duhet ta dimë këtë përgjigje.”
Mediat ameriakne shkrujnë se Hunter Biden paguhej shumë për punën këshilluese që bënte në vendet e huaja, duke përfshirë Ukrainën dhe Kinën, ndërsa babai i tij, presidenti aktual i SHBA, Joe Biden, ishte zëvendëspresident. Departamenti i Drejtësisë ka në proces një hetim penal për këto marrëdhënie dhe për krime të mundshme financiare.