Trump reagon pas deklaratave të Zelenskky-t: Nuk do ta durojmë shumë gjatë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar edhe njëherë pas deklaratave të bëra nga presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskky pas takimeve që pati në Britaninë e Madhe.

Marketing

Përmes një postimi në “Truth Social”, Trump shkruan se Zelenskyy nuk e do paqen për sa kohë që ka mbëhstetjene SHBA-ve dhe Europës.

“Kjo është deklarata më e keqe që mund të jetë bërë nga Zelenskyy dhe Amerika nuk do ta durojë atë për shumë kohë! Kjo është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës dhe, Evropa, në takimin që patën me Zelenskyy, deklaroi prerazi se nuk mund ta bëjnë punën pa SHBA-në. Ndoshta nuk është një deklaratë e mrekullueshme që të jetë bërë për sa i përket shfaqjes së forcës kundër Rusisë. Çfarë po mendojnë?”, shkruan Trump.