Trump shpreh keqardhje që izraelitët duhet të dalin në votime

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu keqardhje sot se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk arriti të formojë një koalicion qeverisës, duke e lavdëruar atë si një “djalë të mirë”.

Marketing

Para nisjes në Kolorado Springs, gazetarët kërkuan nga Trump të komentojë mbi situatën politike në Izrael, ku zgjedhjet parlamentare do të mbahen në shtator, për herë të dytë në më pak se gjysmë viti.

“Është për të ardhur keq që ka ndodhur në Izrael. Ajo dukej si një fitore e plotë për Netanyahun, i cili është një djalë i mirë. Dhe tani ata janë kthyer në fazën e zgjedhjeve. Kjo është shumë e keqe, pasi nuk kanë nevojë. Mendoj se është shumë turbullt atje,” tha Trump.

Parlamenti izraelit miratoi një vendim mbrëmë për shpërndarje dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 17 shtator.

Kjo është hera e parë në historinë e Izraelit që kandidati për kryeministër nuk arriti të formojë një koalicion pasi këtë detyrë ia besoi presidenti izraelit menjëherë pas zgjedhjeve në prill.

Marketing