Trump, sonte konferencë shtypi për koronavirusin

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të mbajë një konferencë shtypi sonte në mbrëmje për koronavirusin, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.

Marketing

Njoftimi vjen pas kritikave që Presidenti u bëri mediave për mbulimin e sëmundjes, duke nënkuptuar se ato po përpiqen ta zmadhojnë problemin.

Duke veçuar rrjetet Comcast dhe CNN, ai tha në Twitter se media e lajmeve të rreme po bën gjithçka është e mundur që gjendja e virusit të duket sa më keq. “SHBA janë në formë të shkëlqyer!” tha presidenti.

Ai shkruante se Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Administrata janë duke bërë një punë të shkëlqyer në trajtimin e koronavirusit, duke përfshirë “mbylljen shumë herët të kufijve të SHBA ndaj zonave të caktuara të botës”.

Dje, zyrtarë amerikanë të shëndetësisë paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda” në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve. Shkollat në disa zona mund të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset, tha ajo.

“Çështja nuk është nëse do të ndodhë në SHBA, por kur do të ndodhë,” tha zonja Messonier.