Trump sulmon ashpër Gjermaninë: Kontrollohet krejtësisht nga Rusia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka sulmuar ashpër Gjermaninë për lidhjet e saj me Rusinë duke thënë se marrëdhënia e Berlinit me Moskën është e papërshtatshme

Marketing

Trumpi i ka bërë këto komente në ditën e hapjes së samitit të NATO’s, pas takimit me Sekretarin e NATO’së Jens Stoltenberg, ku ka thënë se Gjermania është peng i Rusisë.

“Gjermania është krejtësisht e kontrolluar nga Rusia”, ka thënë ai.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë këtë e ka lidhur me lidhjet biznesore Gjermani – Rusi, ose me varësinë e saj nga furnizimi me gazin rus.

Siç shkruan The Guardian, zyrtarë e NATO’s e kanë pritur me nervozë takimin e parë me Trumpin, i cili ka arritur në Bruksel të martën mbrëma, duke hamendësuar se si do të sillet Presidenti amerikan gjatë dy ditëve në Samit.

E atyre, sipas The Guardian, përgjigja u erdhi menjëherë, pra me deklaratat për Gjermaninë.

Ky samit po zhvillohet në një momentin më përçarës për Aleancën ushtarake në historinë e saj 69 vjeçare.

Zakonisht këto samite janë të përgatitura paraprakisht, por kësaj here në bazë të asaj që ka folur Trumpi për Gjermaninë nuk ka qenë kështu.

Trump ka shkuar edhe më tej duke thënë se politikanët gjermanë punojnë për kompanitë ruse të gazit, pasi largohen nga politika, duke thënë se dhe kjo është diçka e papërshtatshme.

“Gjermania është totalisht e kontrolluar nga rusët”, ka insistuar ai.

Guardian shkruan se komentet e Trumpit janë të ndërlidhura me presionin e tij që shtetet europiane të paguajnë më shumë për nevoja të mbrojtjes, veçmas Gjermania. Trump thotë se SHBA nuk duhet të paguajë pjesën më të madhe, përderisa paguan vetëm 1 për qind të GDP’së së saj për NATO’n.

Marketing