Trump sulmon të gjitha vendet aleate të ShBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, para takimit të liderëve të G-20 ka hedhur akuza për shtetet aleate të vendit të tij, transmeton Gazeta Express.

Marketing

Trump ka sulmuar Japoninë, Gjermaninë dhe Indinë. Ai është ankuar se nën traktatet ekzistuese, nëse ShBA sulmohet, Japonia nuk do reagonte por vetëm do e shikonte sulmin në televizionet e tyre Sony. Gjermaninë e ka akuzuar se është një parazit i sigurisë dhe ka sulmuar Indinë pasi që ka rritur taksat ndaj produkteve amerikane.

Akuzat i ka bërë në të njejtin rend me takimet që do i ketë në Osaka të Japonisë, ku mbahet Samiti i G-20’ës.
Ai do takohet së pari me kryeministrin japonez Shinzo Abe, pastaj bashkë me të do takohen me kryeministrin e Indisë Narendra Modi. Dhe së fundi do takohet veqmas me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Japonia kishte nënshkuar një marrëveshje për mbrojtje me ShBA;në disa vite pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo e njeh ShBA’në si shtet mik dhe për faktin se nuk ka armë bërthamore si dhe kufizime në armatim për shkak të rolit të saj në Luftën e Dytë Botërore, ajo llogarit në mbrojtje nga aleati amerikan nga një sulm i mundshëm nga vendet aziatike.

Marketing