Trump tërheq deklaratat rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se pranon përfundimet e agjencive amerikane të inteligjencës se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, pavarësisht se ka kundërshtuar një gjë të tillë ditë më parë.

Marketing

Ai ka thënë se është keqkuptuar të hënën pasi ka synuar të thotë se nuk ka parë asnjë arsye pse Rusia mund të mos ketë ndërhyrë.

Komentet e tij fillestare kanë ardhur pasi Trump është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin në Helkinki në samitin e parë në mes të liderëve të SHBA-së dhe Rusisë nga viti 2010.

Pas këtyre deklaratave, presidenti amerikan është përballur me kritika të ashpra madje edhe disa prej aleatëve i kanë kërkuar të sqarojë pozicionin e tij.

Më vonë Trump ka thënë se “ka besim të plotë dhe mbështetje” në agjencitë amerikane të inteligjencës.

Marketing