Trump thotë se OPEC është pajtuar të rrisë prodhimin e naftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se Arabia Saudite dhe anëtarë të tjerë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), kanë pranuar kërkesat e tij për të rritur prodhimin e naftës, në mënyrë që të ulen çmimet në tregjet botërore.
“Kam biseduar me Arabinë Saudite dhe të tjerët rreth çështjes së rritjes së prodhimit të naftës. Që të gjithë pajtohemi për një gjë të tillë”, shkroi në rrjetin social Twitter, presidenti Trump.

Marketing

Çmimi i naftës së papërpunuar në tregjet botërore është rritur për 33 për qind, që prej fillimit të vitit. Megjithatë, çmimet ranë për 2,9 për qind pas këtyre komenteve të Trumpit.

Në Shtetet e Bashkuara, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës gjithashtu po rriten.

Më herët më 26 prill, Trump u tha gazetarëve se “kam thirrur OPEC-un. Ju thash ‘Duhet t’i zbrisni çmimet’”.

Nuk është e qartë se çfarë nënkuptoi presidenti Trump kur tha se ka “thirrur OPEC-un”.

Rritja e çmimit të naftës pjesërisht i është atribuuar presionit të SHBA-së mbi shtetet që të mos blejnë naftë nga Irani, si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për t’i bërë presion Teheranit për të ndaluar atë që i quan “aktivitete malinje” në rajon.

Marketing