Trump thotë se SHBA-ja fiton 2 miliardë dollarë në ditë nga tarifat

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin 2 miliardë dollarë në ditë nga tarifat.

Trump këtë e deklaroi gjatë një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë pa dhënë detaje.

Presidenti amerikan vendosi një sërë tarifash për vendet e tjera që nga marrja e detyrës në janar.

Raporti ditor i Ministrisë së Financave për depozita dhe tërheqja nga llogaria e tij e përgjithshme, llogaria kryesore operative e qeverisë federale, tregon se depozitat “Dogana dhe akciza të caktuara” këtë muaj deri më tani kanë qenë mesatarisht rreth 200 milionë dollarë në ditë.

Për gjithë muajin shkurt, Ministria e Financave fitoi rreth 7.25 miliardë dollarë nga tarifat. Të enjten do të publikohet raporti mujor i buxhetit për muajin mars, i cili do të përmbajë shifrat më të fundit mujore.

Marketing