​Trump tregon kur do të vendosë për të ardhmen e TikTok

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka paralajmëruar se fati i aplikacionit TikTok do të vendoset brenda një muaji, ndërkohë që ai është në bisedime me shumë individë për blerjen e platformës së njohur.

Marketing

“Kam folur me shumë njerëz për TikTok dhe ka interes të madh për TikTok-un,” tha Trump para një rrugëtimi sot drejt Florida.

Sipas marrëveshjes që po negociohet nga Shtëpia e Bardhë, kompania mëmë e rrjetit TikTok, ByteDance do të vazhdonte të kishte rol, por mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i rrjetit do të mbikëqyrej nga kompania amerikane Oracle, që aktualisht mundëson infrastrukturën për funksionimin e TikTok në SHBA.

Por, Trump ka bërë të qartë se nuk ka pasur bisedime me shefin e kompanisë Oracle, Larry Ellison për blerjen e aplikacionit.

“Jo nuk është Oracle. Ka shumë njerëz që po flasin me mua, njerëz të rëndësishëm, mbi mundësinë për ta blerë dhe ka të ngjarë që të marr vendim në 30 ditët e ardhshme. Kongresi ka dhënë 90 ditë. Nëse mund ta shpëtoj TikTok-un mendoj se do të ishte diçka e mirë”, tha Trump.