Trump u shpall fajtor për 34 akuza, Biden: Askush nuk është mbi ligjin

Ish-presidenti Donald Trump u shpallë nga gjykata fajtor për 34 akuza, mes tyre edhe për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

Marketing

Për këtë çështje ka reaguar presidenti Joe Biden, i cili tha se vendimi i gjykatës është dëshmi se në SHBA askush nuk është mbi ligjin.

“U rikonfirmua parimi amerikan se askush nuk është mbi ligjin”, tha ai.

Biden deklaroi se Trumpit iu dha mundësia të mbrohej, teksa juria u zgjodh si çdo juri tjetër në Amerikë dhe pas një diskutimi të kujdesshëm, mori një vendim unanim, shkruan Sky News.

Sipas Biden, Trump tani do t’i jepet mundësia për të apeluar vendimin “si kushdo tjetër” që është dënuar.

Presidenti shtoi se është “e rrezikshme” që dikush t’i quajë zgjedhjet të manipuluara – siç ka bërë Trump shumë herë – dhe se drejtësia “duhet respektuar”.