24/12/2024
Ballina Lajme Botë Trump zbulon njeriun e SHBA në OKB dhe “Carin e Kufirit”

Trump zbulon njeriun e SHBA në OKB dhe “Carin e Kufirit”

Presidenti  i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump ka nisur të zgjedhë personat me të cilët do të bashkëpunoj në mandatin e tij.

Marketing

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Tom Homan do të shërbejë si kreu i politikës së kufirit dhe deportimit në administratën e tij të re. Ai e beri të ditur këtë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, duke iu referuar Homan si “Cari i kufirit”.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Ish-Drejtori i  Kontrrollit kufitar ,Tom Homan do t’i bashkohet administratës Trump, dhe do të jetë përgjegjës për Kufijtë e Kombit tonë (“Cari i Kufirit”). Unë e njoh Tomin për një kohë të gjatë dhe nuk ka  asnjë njeri  që mund të kontrrolloj më mirë kufijtë tanë.Po kështu, Tom Homan do të jetë përgjegjës për të gjithë Deportimin e të huajve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës. Urime për Tomin. Nuk kam dyshim se ai do të bëjë një punë fantastike.

Homan, i cili shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave gjatë presidencës së parë të Trump, do t’i jepet një rol i gjerë duke mbuluar një sërë fushash që ishin premtimet kryesore të fushatës.

Po ashtu president i amerikan  në një deklaratë për Reuters tha se ka zgjedhur ligjvënësen republikane Elise Stefanik si ambasadore e SHBA-ve në  Kombet e Bashkuara. Por ky post ka nevojë për miratim nga Senati.

“Unë jam i nderuar të emëroj kryetaren Elise Stefanik për të shërbyer në kabinetin tim si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara. Elise është një luftëtare tepër e fortë, e ashpër dhe e zgjuar.

Sakaq më herët Trump ka nisur një sërë telefonatash me liderët e vendeve të ndryshme për të diskutuar mbi çështjet kryesore sa i takon politikës së jashtme.

Një burim i afërt i tij konfirmoi se president i SHBA-ve  zhvilloi një bisedë telefonike edhe me presidentin rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.

Sipas raporteve Trump i kërkoi Putinit të mos përshkallëzojë luftën në Ukrainë dhe i kujtoi atij prezencën e konsiderueshme ushtarake të Uashingtonit në Evropë. Por një gjë e tillë është mohuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov. Po ashtu presidenti amerikan ka biseduar edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për situatën nën lindjen e mesme dhe kërcënimin Iranian si dhe me presidentin serb Aleksandër Vucic. Telefonatat e Trump me liderët e vendeve të huaja vijnë përpara takimit të tij me presidentin në ikje Joe Biden në zyrën Ovale gjatë kësaj jave.

Marketing