Trump zbulon planet për ndërtimin e avionit të ri luftarak: Do jetë më vdekjeprurësi në histori

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka zbuluar planet e tij për ndërtimin e një prej avionëve luftarakë më vdekjeprurës në histori.

Mediat amerikane bëjnë me dije se ai do t’i japë një kontratë Boeing e cila vlen miliarda dollarë.

Bëhet me dije se Trump është takuar këtë të premte me Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth në Zyrën Ovale të premten për të njoftuar projektin.

Duke folur me gazetarët, Trump tha se kishte zgjedhur kompaninë e mbrojtjes së hapësirës ajrore për të zhvilluar një avion luftarak të gjeneratës së gjashtë dhe koordinator të dronëve të titulluar F-47.

“F-47 është i pajisur me teknologji më të avancuara të fshehta, fuqi praktikisht të padukshme dhe të paprecedentë”, tha Trump, i cili theksoi se “nuk ka pasur kurrë diçka të tillë.”

Trump tha se flota do të ndërtohet në “dy vitet e ardhshme” dhe zbuloi se prodhimi tashmë është duke u zhvilluar.

Marketing